E pabesueshme: Topalli flet me “unë” në emër të maxhorancës

Postuar në 19 Shtator, 2011 08:58

Jozefina Topalli është e para në kampin demokrat, që merr përsipër të flasë në emër të maxhorancës në titull personal, duke folur në vetë të parë. E ka bërë sot në konferencën për shtypin në përfundim të një vizite rutinore në SHBA, së cilës është përpjekur t’i japë përmasa folklorike, jo duke shpjeguar vizitën dhe ndonjë takim, por duke përshkruar performance-ën e vet. “Unë u fola kongresmenëve amerikanë për demokracinë në Shqipëri, për mrekullinë që ka bërë liria dhe për transformimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë”, tha ajo përpara gazetarëve. Më tej përmendi një shprehje të Presidentit Obama (“Bllokimit i duhet dhënë grusnhti”), të cilën një dreq e di se ku e ka lexuar, pse është thënë dhe në ç’kontekst është thënë. Nëse është thënë, kuptohet, pasi në të vërtetë nuk duket si shprehje që ka kuptim në gojën e një presidenti amerikan në kontekstin amerikan. Është e lutur të na e thotë se ku, kur e si e ka thënë Obama këtë frazë.

E pyetën lidhur me paketën e propozimeve të opozitës në funksion të futjes në binarët e korrektesës të aktivitetit parlamentar, dhe ajo bëri disa hapa prapa nga qëndrimi i fundit. Nga Washingtoni e refuzoi idenë e adoptimit të praktikës së votimit të fshehtë, ndërsa sot tha, se “nuk e kishte ende në dorë propozimin e opozitës, por se ishte e hapur ta shqyrtonte” (vini re dhe njëherë përdorimin e përemrit ‘unë’). Dhe më tej vijoi duke folur si gjithnjë në titull personal, në emër të maxhorancës: “Nuk mund të rrëzoj dicka që nuk e kam në dorë. Kryetari i kuvendit është i hapur dhe mirëpret çdo iniciativë që çon në përmirësimin e standardeve”.

Është pak e pabesueshme, apo jo? Të gjithë e dinë se Topalli s'ka asgjë në dorë në këtë mes. Dhe në fakt, paketa e propozimeve nuk i drejtohet  asaj. I drejtohet maxhorancës, dmth Berishës, i cili duke filluar nga sot nuk do të jetë në Shqipëri për ca ditë. Mos ndoshta kjo është arsyeja që Topalli merr guximin të flasë me ‘unë’ në emër të maxhorancës?

Re.Pu.

Comments

Submitted by myzeqari (not verified) on

<p>Po ti dyshon tek kjo gje apo si ? patjeter, si i thone fjales...kur largohet macja minjte bejne hatane...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.