Censusi, Berisha, Sequi
U përurua dje në ambientet e INSTAT-it qendra e përpunimit të të dhënave të censusit të popullsisë e të banesave. Ndodheshin aty, përveç të tjerëve, kryeministri Berisha e ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, të cilët morën fjalën që të dy. Berisha zuri të fliste, dhe siç e ka zakon kudo e kurdo (në zyrën e tij, në festa fetare, në kisha e xhamia, mes shqiptarëve e të huajve), iu vërsul armiqve të radhës, që momentalisht janë eksponentët e Aleancës Kuq e Zi. Këtyre të fundit ai u kushtoi pjesën kryesore të fjalës së vet. “Lëvizja kundër censusit është atavike, dhe lëvizja Kuq e Zi është një lëvizje Faq’ e Zi, pasi ata po përdorin institucionet e depolitizuara; as familjet e tyre nuk votojnë për ta, dhe prandaj nuk më shqetëson mbështetja në favor të tyre; mua më shqetëson keqpërdorimi i detyrës; etj, etj”, tha pak a shumë ai në mënyrë të përmbledhur e të renditur, duke e “mirëpërdorur” detyrën e kryeministrit.
Fjalën e Berishës e kanë transmetuar dje gjatë gjithë ditës televizionet shqiptare, dhe e kanë përcjellë agjencitë e lajmeve. Por pamjet filmike me këtë rast ishin domethënëse. Në momentin që po fliste kryeministri Berisha, kamera kish në fokus dhe ambasadorin Sequi prapa shpinës së tij. Fytyrën e kish të mrrolur, dhe vështrimin s’dinte ku ta çonte. Ngjante të ish i sikletosur për faktin që po shërbente si sfond televiziv i betejave të kryeministrit kundër armiqve të vet në një aktivitet të financuar edhe nga BE-ja. Mirëpo, niente da fare.
E.G.
Comments
Ai ambasadori, qe aq
<p>Ai ambasadori, qe aq sikletshem qendron afer Berishes, eshte po ai qe vrapoi duke na thene OK, u bene si u bene ti arojme keto zgjedhje e te shofim perpara. ai eshte nje plere italiane, i porositur dhe keshilluar nga "miku "jone e madh, super kurvari i rjedhur, Berlusconi..... nuk pres ndonje gje te mire nga ky ambasador, qoft edhe kur perfaqeson BE-ne..</p>
Add new comment