Burgjet plot me të korruptuar?

Postuar në 15 Shtator, 2011 04:43

Në Konferencën e organizuar nga BB-ja me temë “Për një qeverisje më të mirë”, kryeministri Berisha u mburr, se i kish mbushur burgjet plot për shkak të luftës kundër korrupsionit. Është pak e çuditshme kjo deklaratë, pasi nuk kuptohet se ç’lidhje ka një kryeministër me arrestimet e me dënimet e të korruptuarëve. E nëse mund të mendohet se Berisha thjesht po merr meritat e të tjerëve, lind pyetja: Kush janë këta të korruptuar që paskan mbushur burgjet? Mund të na japë dikush një duzinë me emra (ta zëmë  se një duzinë mjafton për t’i mbushur dingas burgjet)?

Në numrin e sotëm të Shqip-it jepet një e dhënë statistikore e marrë nga Gjykata e Tiranës, që nuk ecën në drejtimin e kryeministrit: numri i atyre që janë dënuar për marrje apo dhënie ryshfeti është më i vogël se sa numri i atyre që vjedhin energji elektrike. Dhe dihet që ryshfeti është një dukuri e shtrirë në mënyrë kapilare në Shqipëri. Egziston dhe një treg i përkryer i ryshfetit, ku janë përcaktuar dhe vlerat mbi bazën e lojës kërkesë-ofertë. Flet po Shqip-i lidhur me këtë gjë. Për të marrë një licencë taksie, fjala vjen, duhen paguar nën dorë 5 mijë euro; për t’u klasifikuar si biznes i vogël, në mënyrë që t’i bëhet bisht regjimit të TVSH-së, duhen dhënë nën dorë 500 euro; për të kaluar mallin në doganë pa kryer kontroll fizik të ngarkesës, duhen paguar një mijë euro; etj, etj.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.