Blendi Kajsiu del kundër modelit neoliberal të cilin e pat mbrojtur vetë dikur
Blendi Kajsiu, nëpërmjet një shkrimi të gjatë te Panorama ka gjetur, sipas tij, se ç’është gabim me ekonominë shqiptare. I identifikuar prej tij problemi qëndron te modeli i zhvillimit politik e ekonomik të Shqipërisë, të cilin ai e etiketon si ‘neoliberal’. Ky model, vëren Kajsiu, vë tregun para shtetit duke e zvogëluar këtë të fundit dhe duke e kthyer atë në spektator më shumë se në aktor. Në vazhdë të artikullit ai propozon edhe një model alternativ zhvillimi atë të shtetit zhvillimor. Nëpër rreshta Kajsiu flet edhe për proteksionizëm, pra kalim të shtetit nga spektator në aktor të dorës së parë. Sipas tij, ky model parashikon para së gjithash krijimin e një motorri ekonomik shqiptar dhe kthimin e shteti në “faktor zhvillimi që përcakton, stimulon dhe mbron sektorët strategjikë të zhvillimit.” Përveç proteksionizmit, Kajsiu flet edhe për ekonominë kombëtare e cila, këtu ka një ngjyrim reminishent të kohës së komunzimit, shikohet si pjesë përbërëse dhe e rëndësishme e shtetit dhe kombit shqiptar. Ngjyrimi ruhet edhe te “investimet lokale si prioritet: prioriteti zhvendoset nga investimet e huaja te investimet lokale, ose stimulimi i investimeve të përbashkëta”. Blendi Kajsiu që propozon përmbysjen e modelit neoliberal ka qenë një prej ithtarëve të këtij modeli për vite me radhë.
L.A.
Comments
Modeli i zhvillimit ekonomik

Modeli i zhvillimit ekonomik shqiptar ka qene gjithmone: tu pa, tu bo....

Me duket se ne Shqiperi

Me duket se ne Shqiperi ngaterrojne terminologjine dhe nuk dine se cfare flasin! Ne SHBA ku jetoj une liberalet dhe socialistet( Partia Demokratike Amerikane) jane per nje shtet qe nderhyn kudo, ndersa konservatoret ( Partia Republikane Amerikane)jane "pro" nje shteti sa me te vogel qe te jete e mundur dhe sa me larg individit. Ne qofte se ky Blendi Kajsiu deshiron nje shete te forte me shume se c'eshte ne Shqiperi tani, kerkoka sistemin komunist qe e dhe KINA po e le pak nga pak.

Ne literaturen ekonomike,

Ne literaturen ekonomike, neo-liberalizmi (ose shkolla e Chicago-s) eshte rryma e mendimit qe preferohet nga te djathtet, ndersa teorite e Keynes preferohen nga te majtet. Terminologjia e perdorur eshte shume e sakte. Informohu para se te komentosh here tjeter.

Kushedi ça i ka lind në

Kushedi ça i ka lind në mendje Blendit ose atij që i jep rrogën Blendit. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë.

Të thuash se në Shqipëri ka një teori ekonomike dominante është fjalë e madhe. Siç e thotë parafolësi, modeli është "tu pa, tu bo" shif e t'bëjm noj lek shpejt e shpejt me pallate a tjetër punë të shpejtë.

Arben, ka një ndryshim të madh mes konceptit liberal në kuptimin ekonomik në Europë e në Amerikë.

Në Europë një liberal është i djathtë pra njëlloj me konservatorët Amerikan; një neoliberal në Europë quhen ato që janë edhe më shumë të djathtë, në Amerikë i thoni "hawks", atyre neoliberalëve dhe shumica e tyre sot janë ndjekës të Tea Party-s.

Termi "liberal" ka kuptime të kundërta në Europë e në Amerikë.

Mbase eshte ashtu is thua ti

Mbase eshte ashtu is thua ti Tani! Por emri qe perdoret eshte i ndryshem. Ata qe jane me konservatoret ne SHBA jane LIBERTARIAN. Ata jane per nje qeveri sa me te paket( Minimum Government, Maximum Fredoom). Tea-party ka te njejten platform. Nuk mund te jesh konservator nese kerkon qeveri te forte! Me duket se e gjithe Europa qenka "socializem"!!!

Tani! Problemi kryesor me

Tani! Problemi kryesor me kete artikull nuk eshte emri qe perdoret por parimet qe mbeshteten nga ky person. Konservatoret(neoliberalet) nuk mun te jene kurre dakort me nje shtet te forte si pretendon ky "intelektual". Konservatoret ne te gjithe boten jane per liri maksimale te individit dhe kufizimi i pushtetit te shtetit. Ne Shqiperi duan te bejne nje sistem "hibrid" per te mbeshtetur interesat e veta. Nese konservatoret e vertete vijne ne pushtet ne Shqiperi, Kryeministri apo Presidenti i Shqiperise nuk do te kete me shume vlera apo pushtet sesa nje individ i thjeshte. Pushteti mbetet ne dore te gjykatave!!Ne SHBA nuk ka pushtet asnje institucion perpara US Supreme Court. Por kjo gje eshte shume e larget per Shqiperine!

Sa beni "teorira" rreth

Sa beni "teorira" rreth liberaleve dhe konservatoreve, rolit te shtetit dhe individit, mbi lirine e xhungles apo rolin e ligjit ne shoqeri etj etj, do te ishte me mire te argumentonit me fakte se ku jane gabimet, te metat apo meritat e shkrimit te z. Kajsiu. Per vete mendoj se ai ka pershkruar rrugen ne te cilen duhet te ece nje ekonomi qe eshte ne sherbim te popullit dhe vendit te saj dhe jo te nje ideologjie qe i sherben nje pakice miliarderesh.

Ke të drejtë. Shkrimi është

Ke të drejtë. Shkrimi është shumë i bukur dhe kuptimplotë. (Jo si ky gjys paçavure ktu.)

Por ama edhe teoritë kanë vendin e vet për të dalluar se për çfarë po flasim.

Add new comment