Bie ndjeshëm zhdoganimi i mallrave të akcizës

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, pati një ulje të ndjeshme të zhdoganimit të mallrave të akcizës, të quajtura ndryshe “të forta”. Sipas të dhënëve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rezulton se sasia e cigareve të fututra në Shqipëri nëpërmjet doganave në 6 muajt e parë të vitit ishte sa 73% e sasisë së 6-mujorit të parë të vitit të kaluar. Ndërkohë, sasia e karburantit të zhdoganuar pësoi një rënie prej 22% dhe ajo e birrës një rënie prej 11%.
Lufta kundër evazionit doganor te mallrat “e forta” ka qenë një nga mburrjet e vazhdueshme të qeverisë Berisha. Në fakt, krahasuar me vitin 2004, kur në krye të qeverisë ishte Fatos Nano, sasia e zhdoganuar e mallrave të akcizës pësoi një ngritje të ndjeshme pas ardhjes në fuqi të Berishës (për shembull, në vitin 2006 u zhdoganuan 4200 ton cigare, krahasuar me 2800 ton në 2004-ën). Por ecuaria e 6-mujorit të parë të këtij viti është një shenjë se doganat e Berishës po rikthehen te zanati i doganave të mikut të tij Nano... E.Z.
Add new comment