Berlusconi në hall. Jo më pak italianët. Për shkak të tij.

Postuar në 16 Shtator, 2011 07:23

Italianët kanë shumë mënyra për të qenë protagonistë në skenën botërore. Por kohët e fundit, kanë qenë protagonsitë veç në një mënyrë: nëpërmjet Silvio Bersluconi-t, kryeministrit të tyre të shumëdiskutuar, i cili ka eklipsuar modën, kuzhinën, futbollin, bukuritë turistike e natyrore të vendit të quajtur Il Bel Paese. Afërmendsh, nuk është mënyra më e mirë për të bërë PR. Për të flasin keq. Në Itali veç një pjesë e mass-medias flet keq, ndërsa jashtë Italisë flasin keq që të gjithë.

Sot nuk kish mbetur gazetë e agjenci pa njoftuar për ngjarjen e re që lidhet me të. Televizioni amerikan CNN ka dalë me titullin “Skandali seksual i Berlusconi-t merr përmasa të tjera”; Në BBC lexohej titulli “Tetë persona të akuzuar si porositës prostitutash për Berlusconi-n”, gazeta e rëndësishme londineze The Guardian njoftonte qysh në titull se “Berlusconit i duhet të përballet me akuza të tjera lidhur me festa, prostituta e pagesa nën dorë”; gazeta spanjolle La Vanguardia i referohet po tetë personave të akuzuar si prorositës prostitutash në emër të Berlusconi-t; në La Razon, mbi foton e Manuela Arcuri-t, aktores që e ka refuzuar ofertën e Berlusconi-t (e para femër italiane që i ka thënë “jo”), shkruan se “janë identifikuar tridhjetë prostituta që frekuentonin Berlusconi-n”; etj, etj.

Punë dreqi! Kryeministrat janë bela e madhe, ndonjëherë.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.