Batutat Berisha-Rama priten si ujët e paktë nga shtypi

Postuar në 15 Shtator, 2011 09:23

Të gjitha gazetat e përditëshme kishin sot si lajm të dytë ose të parë një radhë batutash të shkëmbyera mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Rasti ishte 20 vjetori i hapjes në Tiranë të Fondacionit gjerman Fridrih Herbert. Batuta e Ramës që ka zgjuar replikën e Berishës ka qenë pak a shumë “uroj të mos shkojnë në Berlin fjalët e Saliut, sipas të cilave ne jemi ekonomia e dytë në Europë pas Gjermanisë, pasi ne na duhet ende ndihma financiare e Fondacionit tuaj. Kjo vërtet do të ishte punë dreqi”. Shefi i qeverisë është përgjigjur flakë për flakë duke duke u thënë të pranishmëve se fjalimi i Ramës është edhe editoriali i tij i radhës që do mund të lexohet në gazeta. Rama nuk e ka lënë me aq duke kujtuar se Berisha mendon se është në parlament që flet vend e pa vend. Dy janë pyetjet që lindin: pse gazetat i japin një prominencë të tillë një shkëmbimi batutash dhe pse politikanët shqiptarë ia lejojnë vetes thumbat për sho-shoqin në një eveniment zyrtar të ftuar nga një organizatë e huaj? Një vend ku presidenti Obama shkëmben batuta me liderin e republikanëve në Kongres John Boehner? Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, që mbahet çdo vit, moderatorë të së cilës janë komedianët e varietesë Saturdy Night Live. Herë të tjera ata ‘thumbohen’ me politika dhe flasin për politika.

L.A.

Comments

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

"Batutat Berisha-Rama priten si ujët e paktë nga shtypi"  ...

267 lexime dhe asnje diskutim. Jemi njerez alla-sojse.

Barisha ka patur plotesisht te drejte kur ka thene ...

do te rrij ne politike deri kur te me therrase i Plotfuqishmi.

Na e ka njohur psikollogjine si popull..nuk merremi me thelbin e problemit ..na pelqejne vetem batutat !!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.