Ashton Kutcher lakuriq në emisionin e Ellen DeGeneres
Ashton Kutcher, aktori amerikan që do të zëvendësojë Charlie Sheen në komedinë televizive ‘Two and a half man’ (Dy burra e gjysmë) është shfaqur lakuriq në emisionin e Ellen DeGeneres. Stili grafik i paraqitjes ka qenë në fakt pjesë e përpjekjeve për të reklamuar sezonin e ri të komedisë ‘Two and a half man’ pasi Kutcher është shfaqur cullak edhe në një reklamë për këtë serial. “Pjesët private” të aktorit janë mbuluar, por të pranishmit në emisonin Ellen DeGeneres Show kanë parë gjithçka. Moderatorja e emisionit, pas hezitimit të parë, nuk ka rezistuar, por ka ulur kokën për të parë ‘pjesët private’ të aktorit të ri. Siç mund të ndodhë vetëm në Hollywood, imazhi i fortë i Kutcher-it po përdoret nga promotorët e emisionit të DeGeneres për t’i bërë reklamë vetes. Kutcher, i martuar me aktoren Demi Moore, ka marrë rolin kryesor në Two and a half man pasi protagonisti i mëparshëm Charlie Sheen u pushua. Kur Ashton u shfaq në studion e DeGeneres i veshur me robdëshambër moderatorja e pyeti “Ndoshta do të veshësh ndonjë rrobë?” Ai ia priti: “Oh, jo. A e ke parë reklamën e re të ‘Two and a half man’? Ka marrë dhenë, kështu që prej tani e tutje do bëj çdo gjë nudo”. Në reklamën për sezonin e ri të ‘Two and a half man’ tre protagonistët Ashton Kutcher, John Cryer dhe Angus T. Jones shfaqen të zhveshur pas një billboard-i që mbajnë në duar ku shkruhet: “All will be revealed…09.19.11” (Gjithçka do të zbulohet…09.19.11)
L.A.
Comments
Kjo Ellen De Generes eshte
<p>Kjo Ellen De Generes eshte shume funny --Kjo vete eshte lesbike dhe nuk i bejne pershtypje ato pjeset ,por ka humor shume fin shtriga dhe vdes per te vallezuar</p>
Add new comment