Zgjedhjet, KQZ miraton modelin e dhomës së fshehtë dhe zarfeve të sigurisë

Postuar në 10 Janar, 2013 08:36

 

TIRANE-Pas diskutimesh mes anetareve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne mbledhjen e sotme modelin e proçesverbaleve për administrimin e materialeve zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e 23 qershorit.

Gjithashtu KQZ-ja ka miratuar edhe modelin e dhomës së fshehtë të votimit, modelin e zarfeve të sigurisë dhe shenjave dalluese që do të përdoren në zgjedhje.

Dhoma e fshehtesise mbetet e pandryshuar që prej vitit 2005. Ky model është i përbërë nga dy pjesë kryesore prej kartoni: pjesa mbështetëse me përmasa 105 cm lartësi, 54 cm x 40 cm përmasa suprine, dhe pjesa e fshehtësisë. Këto përmasa i sigurojnë votuesit një votim komod dhe të sigurtë. Modeli i kësaj dhome të fshehtësisë është përdorur dhe përdoret në shumë vende dhe ka rezultuar si një nga modelet më të përshtatëshme për kryerjen e procesit të votimit.

Nje dhome shtese do te jete ne dispocizion per personat me aftësi të kufizuara, me përmasa 80 cm lartësi dhe 60 cm x 50 cm suprinë, plus pjesën e fshehtësisë.

Rendi i mbledhjes

1. Shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për miratimin e modeleve të proçesverbaleve për administrimin e materialeve zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 qershor 2013”.
2. Shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për miratimin e modelit të dhomës së fshehtësisë që do të përdoret për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 qershor 2013”.
3. Shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për miratimin e modeleve të zarfeve të sigurisë që do të përdoren për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 qershor 2013”.
4. Shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për miratimin e modeleve të shenjave dalluese që do të përdoren për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 qershor 2013”.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.