Wollfarth: Opozita të vendosë si do votojë në Parlament

Postuar në 23 Shtator, 2011 08:00

Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth ka kërkuar sot që Opozita të vendosë rreth votimit të ligjeve në Parlament, ndërsa shprehet se personalisht nuk e njeh shume rregulloren e Kuvendit, dhe kerkoi te njihet me gjeresisht rreth saj 

Pas një takimi që pati sot ne mesdite me kreun e socialistëve Edi Rama në selinë e PS, Wollfarth tha se sot, pati një shkëmbim shumë të mirë pikëpamjesh mbi situatën politike dhe integrimin europian. 

Sipas ambasadorit të OSBE në vendint tonë, angazhimi i forcave politike në Parlament është një detyrë dhe për këtë u diskutua gjatë në takimin me Ramën. 
“Folëm gjithashtu dhe për mënyrën sesi të angazhohemi në Parlament. Opozita duhet të vendosë mbas një diskutimi sesi do të votojë në Pralament, mbas një diskutimi të vërtetë aty” .

Por, sipas Wollfarth, ajo që ka rëndësi janë dhe rregullat në parlament. “Por e them këtë edhe nga këndvështimi im se është shumë e rëndësishme të kemi pikpamje të qarta rreth rregullores së Parlamentit, dhe ky do jetë një hap i parë i rëndësishëm. Do të ishte mirë të shikonim si ka qënë kjo në të shkuarën dhe si opozita dhe mazhoranca të bashkëpunojnë për këtë.” 

Takimi mes kreut të opozitës dhe ambasadorit të OSBE-së vjen një ditë pasi Kuvendi dështoi të votojë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, pas vendimit të opozitës për të mos votuar ligjet me 3/5 me kusht qe fillimisht të merren parasysh ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. 

Marrë nga balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.