Vjedhja e energjisë, vijon aksioni në ditën IV, dy persona të arrestuar
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/6672_xc_0.jpg?itok=KJMBs89K)
Aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike vijon në ditën e katërt të tij. Punonjësit e OSHEE dhe të Policisë së Shtetit ndodhen në terren për të ndërprerë lidhjen e paligjshme të energjisë. Gjatë ditës së sotme është arrestuar një 56-vjeçar nga Berati, V.Çako për lidhje të paligjshme të energjisë. Ndërkaq, në pranga është vënë edhe një elektricist i bashkisë së Fushë-Arrëzit, pasi rilidhi energjinë në këtë institucion, pasi ia kishte prerë OSHEE.
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se gjatë ditës së tretë të operacionit të OSHEE dhe Policisë së Shtetit, u arrestuan 41 persona, ndërsa është bërë shpallja në kërkim edhe për 14 të tjerë, si dhe janë ndërprerë 392 lidhje të paligjshme të energjisë.
Sipas Ministrisë së Brendshme 30 prej të arrestuarve janë pronarë biznesesh, 5 janë punonjës të OSHEE-së.
Add new comment