Unaza e Madhe, 70 familje protestë te Kryeministria për dëmshpërblimet
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
TIRANE - Sot 70 familje rome dhe jo rome, kaë protestuar sot përpara kryeministrisë. Problemi i këtyre familjeve është ndërtimi i “Unazës së Madhe”, pasi do të ju shembë shtëpitë e banimit. Këta banorë kanë këto kërkesa që duhet të merren në konsideratë.
"Ofrimi i mundësisë përmes një VKM-je e cila mund të propozohet nga Ministria për çeljen e procedurës së shpronësimit. Pushteti qendror ose ai lokal, duke e parë, aktet që disponon, t’i vërë në dispozicion një trualli për aq sa ka nevojë secila nga familjet që mund të ndërtojnë vetë." shprehet një banor
"Ne Unaza e Madhe na prek shtëpitë e vjetra, që i kemi pasur para 1950, edhe nuk na është kompensuar fare. Na thotë INUK do të prishen." shprehet një protestues
"Më vijnë ato tek shtëpia dhe më thonë për 3 ditë do të vijë zarfi që do të të shembin shtëpinë. Shtëpinë e kam 2-katëshe, ku të shkoj unë? Unë procedurat e shtetit i kam ndjekur të gjitha." tha një qytetar
Ndërtimi i Unazës së Madhe pritet që të shmangë një pjesë të madhe të trafikut, që tashmë është i përqendruar në qendër të kryeqytetit.
Add new comment