U premtonin punë në Itali, 3 shqiptarë në pranga për prostitucion

TORINO- Rekrutonin vajzat në Shqipëri me premtimin e një pune në Itali dhe më pas i detyronin ato që të prostituonin.
Me këtë akuzë policia e Torinos ka arrestuar 3 shqiptarë, 33, 31 dhe 23 vjeç, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave italiane, vajzat pjesë e këtij mashtrimi ishin shumë, katër prej të cilave janë martuar me shtetas italianë, për të marrë një leje qëndrimi.
Nga kontrollet e policisë është sekuestruar një apartament, dy makina, disa armë dhe objekte të vjedhura në provincën e Trevisos.
PANORAMA
Add new comment