Treg skandaloz, s'ka higjienë, tregtarët nuk paguajnë dot

Konsumatorët thonë se detyrohen të blejnë në këtë treg vetëm se cmimet janë të lira. Kushtet higjeno-sanaitare vazhdojnë të lënë për të dëshiruar, pasi në këtë treg shiten jo vetëm produkte ushqimore, por dhe rroba të përdoruara.
"Në krahasim me Gjermaninë, më mirë këtu se sa atje për kushtet", thotë një blerës.
"Shumë pis është, që nga ushqimet e deri këtu. Çtë bëjmë, po qe pa punë do vish të marrësh dhe mbeturinën", tha një blerës. "Këtu janë çmimet një cik më të lira", thotë një tjetër.
Ndërsa tregëtarët ankohen se taksa, që paguajnë jo vetëm është e lartë po nuk justifikon, kushtet e nevojshme që ata të tregëtojnë normalisht. Sipas tyre jo vetëm që kushtet ku tregëtojnë nuk janë cilësore, por dhe sipërfaqia, që zënë ata me tavolinat e tyrë është shumë e vogël.
"Ne kemi dhe taksa të larta, 107 mijë të paguaj tavolinën në muaj, plus transporti. Taksa është shumë e lartë, duke parë dhe krizën", thotë një shitës.
Përpost kushteve higjeno-sanitare tregëtarët ankohen se dhe blerësit kanë rënë. Ndërsa konsumatorët vazhojnë e kërkojnë cmime edhe më të ulta edhe pse ky është ndër tregjet më të lira në kryeqytet.
Albanian Screen
Add new comment