Trafikantët qëllojnë në drejtim të policisë, kjo e fundit kap… mushkat

Sarandës janë përballur me të shtëna armësh në drejtim të tyre nga trafikantë të drogës gjatë një operacioni të antidrogë në kufi me shtetin helen, raporton Ora News.
Mësohet se narkotikët po transportonin drogë të ngarkuar në disa mushka drejt Greqisë, ndërsa janë gjendur përballë postbllokut të ngritur nga policia në vendin e quajtur “Varrezat e Çifligut”.
Të gjendur përballë kësaj situate ata kanë shtënë me armë në drejtim të policisë, ndërsa kanë braktisur drogën duke përfituar edhe nga errësira për tu larguar në drejtim të paditur. Ndërkaq policia menjëherë ka bërë sekuestrimin e rreth 200 kg canabis sativa, ndërsa ka rrethuar të gjithë zonën për kapjen e trafikantëve.
TEMA
Add new comment