Tiranë, kapet në flagrancë 29-vjeçari. Zbulohet se kishte bërë disa vjedhje

Postuar në 14 Nëntor, 2014 09:03

TIRANË - Mbrëmjen e djeshme efektivë të Komisariatit i Policisë Nr.2 në Kryeqytet , rreth orës 20:00 bënë të mundur arrestimi i Nertil Memës, 29 vjeç, banues në fshatin Progonat i Tepelenës.

Arrestimi i tij u bë sepse po dje rreth orës 12.00, është kapur duke tentuar të vjedhë banesën e shtetases S.Xh, të cilit me vete ju gjetën disa çelësa, pjastra metalike çelsa ekzagon për thyerjen e fishekut të bravës dhe i’u sekuestruan në banesë disa ora dore të markave të ndryshme si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Nga hetimi dhe është bërë e mundur dokumentimi ligjor i disa vjedhjeve në kohë e vende të ndryshme nga 29-vjeçari Nertil Mema. Sipas policisë vjedhjet mema i ka kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Policia: Vjedhjet e kryera nga Nertil Mema
- Më datë 21.04.2014, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka vjedhur shumën 2.500 euro, nje lap - top, katër pasaporta bimetrike, dy ora, një unazë si dhe disa dokumenta të shtetit Italian në banesën e shtetasit E.R,
- Më datë 26.03.2014, në rrugën “Sali Butka”, pallatet “Dobi 2”, ka vjedhur dy lap - top, dy aparate fotografik dhe një telefon të markës “Galaksi Mini 3”, në banesëm e P.L,
- Më datë 13.10.2014, në rrugën e “Kavajës”, pallati “Klint Flor”, ka vjedhur shumën prej 1.000.000 lek, dy kompjutera lap-top markës “Acher” dhe “Toshiba” dhe disa bizhuteri në banesën e shtetasit P.M.
- Më datë 28.10.2014, në rrugën “Sali Butka”, ka vjedhut banesën e shtetasit A.D,
- Më datë 28.08.2014, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur një lap -top të markës “Dell” dhe nje vidioprojektor i markës “Epson” në banesën e shtetasit B.V,
- Më datë 19.09.2014, në rrugën “Karl Gega”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit M.T,
- Më datë 29.09.2014, në rrugën “Egnatia”, ka vjedhur një lap-top dhe një varëse floriri në banesën e shtetases J.E,

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të Vjedhjes e realizuar në bashkëpunim. Neni 134/2 i K.P.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.