Tiranë, kapen të dyshuarit për drogë.

Tirane – Dy persona të dyshuar për shitje droge janë arrestuar sot nga policiae Tiranës e cila u ka gjetur një sasi municionesh dhe armë luftarake. Burimet nga policia thanë se më datë 10.02.2014, nga Policia e Tiranës, u arrit sekuestrimi i tre armëve të zjarrit, një sasie lënde narkotike dhe arrestuar në kushtet e flagrancës dy shtetas si posedues të armëve dhe shpërndarës të lëndëve narkotike.
Në kuadër të një operacioni Maska policor, të organizuar nga Strukturat Kundër Narkotivëve të Policisë së Tiranës, u arrit kapja në qëndër Kamëz e dy shtetasve të mëposhtëm :
1. Qerim Kolgjini, 20 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, pronar i një qëndre Interneti,
2. Sejit Kolgjini, 54 vjeç, banues në Kamëz Tiranë,
Këta shtetas u kapën pas një informacioni që dispononin strukturat antidrogë se merreshin me tregtimin e lëndëve narkotike.
Add new comment