TemA TV/ Prefekti i Vlorës flet para ‘pallatit të Bashës’: Ngjarja ka lidhje me luftën ndaj informalitetit

Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, doli përpara mediave, ndërkohë që në sfond kishte kompleksin “Jon”, që do të shembet me tritol.
Dervishi pranoi përpara gazetarëve se makina ku u gjet tritoli përpara Kryeministrisë, përdorej nga ai.
Dervishi tha se makina ka një muaj në pronësinë e tij, është makinë private dhe me targa të rregullta.
Ai shtoi se ka besim se ngjarja do të zbardhet.
“Unë shpreh besimin tim tek institucionet dhe besoj që çështja të marrë zgjidhje sa më shpejt. Të gjithë ata që më njohin mua dhe veprimtarinë time zyrtare e kuptojnë që kjo ngjarje nuk lidhet me mua si qytetar. Besoj se ngjarja lidhet me atë çfarë qeveria shqiptare ka nisur të bëjë në luftën kundër informalitetit dhe krimit të organizuar”, tha Dervishi për Ora News.
“Kam në pronësi të deklaruar dy automjete. Makina është e imja, në përdorim nga unë, me dokumente të rregullta dhe muajin e fundit, edhe ditën e djeshme ka qenë në përdorim nga unë. Ne shtetin e kemi marrë në gjendje të rënduar dhe përdorim edhe makinat personale për punë të shtetit”, tha Dervishi.
I pyetur se si ndihet në Vlorë, përpara një vendimi për shpërthimin e kompleksit, ndërkohë që një ditë më parë është kërcënuar me atentat me bombë, Dervishi tha shkurt: “Unë ndihem mirë në Vlorë e mes vlonjatëve”.
Tema
Add new comment