Sondazhet i japin Obamës kryesimin në 3 shtete

Postuar në 01 Nëntor, 2012 13:50

Pesë ditë para votimeve, Barack Obama ka një kryesim të dukshëm ndaj Mitt Romney në tre shtete thelbësore, sipas sondazheve të zhvilliara për zgjedhjet presidenciale në SHBA. 

Sondazhet tregojnë qartë se Obama ka një avantazh prej 6 pikësh në Ajoua, me një nivel të mbështetjes prej 50-44 për qind, 3 pikësh në Uiskonsin, me një nivel prej 49-46 për qind dhe prej 2 pikësh në Nju Hemshir, me një nivel prej 49-47 për qind të preferencave të votuesve. 

Këto rezultate konfirmohen edhe nga sondazhi më i fundit i kryer nga Marist College, për të përditshmen amerikane ''Wall Street Journal'' dhe rrjetin televiziv ''Nbc News''.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.