Shkatërrohet kompleksi “Jon”

Ka zgjatur pak çaste shpërthimi që shënoi edhe fundin e operacionit disaditor për shkatërrimin e kompleksit "Jon" në zonën e Ujit të Ftohte në qytetin e Vlorës.
Raportohet se për realizimin e shpërthimit të kontrolluar janë përdorur 400 kilogramë eksploziv e tipit c4. Megjithate pas shperdarjes se rese se tymit, u pa se vetem njera nga kullat e kompleksit ishte shembur plotesisht, ndersa krahu tjeter ka rezistuar pjeserisht. Sipas forcave xheniere, shperthimi ka ndodhur sipas planit dhe menjehere pas operacionit vazhdoi puna me mjete te Inspektoriatit te Ndërtimit për shkaterrimin e kulles se demtuar pjeserisht dhe shperberjen e gjithe struktures se rrezuar.
Paralelisht me kete do te behet edhe largimi i rrenojave dhe mbetjeve inerte per ta rikthyer ne gjendjen e meparshme territorin.
Lidhur me këtë ndërtesë ka edhe një betejë ligjore, pasi Ministria e Brendshme ka paditur për ndjekje penale disa persona që lidhen me kthimin e pronës në këtë zonë, dhënien e lejes së ndërtimit në sipërfaqe detare dhe ndaj atyre që nuk ndërhynë për ta ndalur këtë ndërtim të paligjshëm, sipas Qeverisë.
Top channel
Add new comment