Shkarkohet Kiço Londo: Zoti Basha! Ju po bëni shaka me punën

Postuar në 23 Shtator, 2011 16:07

Kiço Londo, Drejtor i Qendrës Kulturore Tirana është shkarkuar nga detyra dhe zyrtarisht i është komunikuar fillimi i procedurës për ndërprerjen e kontratës se drejtorit me Bashkine e Tiranes.
Londo sot doli para mediave dhe tha se ky zhvillim erdhi nga bashkia, pa dhënë asnjë argument dhe shkak per zgjidhjen e kësaj kontrate.
Londo sulmoi kryebashkiakun Basha duke përdorur shprehje artistike domethënëse:
"Një ditë do të kthehem dhe do t'u them: Bëra shaka". Zoti Basha!
Ndërsa ju po bëni shaka me punën dhe kjo në jetë dhe art vlerësohet si dramatike", - tha regjisori Londo.

 

Shkresa e bashkise
Më poshtë ndiqni të plotë fjalën e z.Londo:
"Jam para jush sot, jo thjesht për të bërë një njoftim, por për të bërë një deklaratë e cila buron prej burokracisë ndërprerëse. Ju do të pyesni ç'është burokracia ndërprerëse? Është shkresokracia alogjike, vrasëse e kulturës dhe bllokuese e punës. Është ajo që i thotë krijuesit, nuk na duhesh dhe pasionantit me firmë dhe fulë paskrupullsisht i thotë: ik se punove shumë.
Më duhet ta njoftoj ekipin krijues të Metropolit, kryesisht artistët e rinj, median e nderuar dhe të respektuar, publikun e dashur dhe qytetarët e Metropolit se një letër e kryetarit të bashkisë e më bën me dije sot, fillimin e procedurës për ndërprerjen e kontratës si drejtori i Qëndrës së Metropolit pa dhënë asnjë argument dhe shkak për zgjidhjen e kësaj kontrate. Nuk kam asnjë koment për shkresën qesharake, komenti im është ai që ka lidhje me institucionin dhe mjedisin ku unë aktualisht bëj publike këtë deklaratë.
Ky është një institucion sfidant, zyrtarisht institucion që përballon tetë shfaqje në javë dhe pas dy javësh 12 shfaqje në javë në katër salla. Është institucioni me kalendarin artistik më të pasur më cilësor dhe më kreativ ndër gjithë institucionet kulturore të Shqipërisë së sotme. Është institucioni në të cilën aktivizohen më shumë se 120 artistë të rinj në vit dhe brenda tre viteve në këtë teatër janë shfaqur 40 premiera, shifër kjo më e madhe se e të dhjetë institucioneve artistike të Shqipërisë përfshirë edhe ato kombëtare. Është institucioni i vetëm artistik në Shqipëri që funksionon me kontratë dhe ka ritmin e kohës. Unë flas vetëm për punët e kryera, jo për punët e premtuara. Administrata e bashkisë më ka komunikuar sot mbylljen e kontratës si drejtor i kësaj qendre multikulturore, por unë kam fatmirësisht një kontratë tjetër të përhershme të cilën askush nuk ma zgjidh dot, atë të artistit e të menaxhuesit-krijues. Pa dashur të neglizhoj modestinë më duhet të pohoj se ndoshta jo rastësisht edhe largimi im nga Teatri Kombëtar u bë pikërisht në momentin kur arritëm të jepnim si sot te Metropoli 8 shfaqje në javë
Ju bëj me dije se projektet e mia vazhdojnë dhe misionin me të rinjtë nuk do të ndërpres asnjëherë. Ndërsa njeriut që firmosi shkresën groteske pa motiv dhe pa argument juridik dhe administrativ, përmes medias dua t'i kujtoj epitafin e një artisti të cilin ai mund të mos e ketë njohur, por pashmangshmërisht prej artit të tij ka qeshur. E kam fjalën për aktorin e mrekullueshëm Aleko Prodani.
Zoti Basha!
Aleko Prodani ka zgjedhur këtë epitaf:
"Një ditë do të kthehem dhe do t'u them: Bëra shaka"
Zoti Basha!
Ndërsa ju po bëni shaka me punën dhe kjo në jetë dhe art vlerësohet si dramatike", - përfundoi fjala e regjisorit Londo.
Shfaqje të Teatrit të Metropolit në periudhën 2008-2011
Shfaqja e parë është "Harvey"
Vazhdon me shfaqjen "Në Zvornik kam lënë zemrën time" shfaqje bilingual
"Zhorzh Dande" shfaqje bilinguale
"Mos u gënjeni" shfaqje bilingual në 2009
"Mos I thuaj njeriu" one man shoë me Arian Çanin
"Shërbëtoret"
"Kopshti I vishnjave"
E zonja e bujtinës"
"Drejt lirisë";
-"Sonte jam vetëm"
"Playboy i trojeve tona"
"Ëngjëlli i Gravitetit"
- "Varësja e rrobave",
- "Jashtë bie borë";
Gjatë Pranverës së frankofonisë 2010 Teatri I Metropolit iu bashkangjit aktiviteteve me:
Shfaqje koncertore "Korri i fjalëve", dt.20 mars 2010 ora 11.
Mrëmje e poezisë franceze në shqip, dt. 20 mars ora 20.00 në Sallën Çehov.
"Ishulli I të gjitha rreziqeve"
"Tregtari dhe Gjeniu"
"Audienca"
"Mbreti i çmendur"- katër shfaqjet janë në kuadër të frankofonisë në Metropol
"Vdekja e mbretëreshës"
Komedia Çifti i Shqyer"
"Më e vërtetë se e vërteta";
"Vdekja e Mjellmës"-bashkëpunim me Teatrin e Vlorës
"Let-s have sex"
"Romeo&Zhuljeta"
dhe diplomat e studentëve që janë dhënë më shumë se 8 shfaqje:
"I famshmi 007"
"Hiqe Ministrin nga priza"
"Një dyzinë me trëndafila"
"Dashnori"
Shfaqjet e Teatrit për fëmijë:
Gracka
Druvari I mirë
Në ballon e luleve
Treni Magjik
Ishulli pa emër
Ndodhi gazmore në Teatralia
Tre ujqërit dhe derri I mirë
Madhëria e saj Zonjush'Fantazia
Fëmija i padukshëm
Në proces për vitin 2011 stina kulturore shtator-dhjetor
Gratë në Parlament"
"Tomi&Xherri&Spajku (për fëmijë)
"Maçoku me çizme" (për fëmijë)
"Bernarda Alba" me aktoret Tinka Kurti dhe Luiza Xhuvani
Shfaqje që janë në kalendar duke u dhënë në Teatrin e Metropolit:
"Lagjjja 45" dhe " Çdo të hënë në orën 13.30"
Pjesëmarrje në festivale dhe çmime:
Festivali I Teatrit në Gjilan me "Drejt Lirisë" Erand Sojli, Çmimi I Mirënjohjes
Festivali I Teatrit në Therandë-Kosovë me "Drejt Lirisë" Çmimi I Publikut
Festivali I Teatrit Ferizaj "Më e vërtetë se e vërteta" Rozina Kostani-Aktorja më e mirë
Festivali I Dibrës shfaqja "Hiqe Ministrin nga priza" me Çmimin "Shfaqja më e mirë
Festivali I Dibrës-aktorja Cubi Metka nga "Hiqe ministrin nga priza"-aktorja më e mirë jo protagonist
Festivali I Aktrimit Apollon, Fier

 

Marrë nga noa.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.