Shkarkohet drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën

Postuar në 04 Tetor, 2011 07:33

Drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën, z Ferdinand Shehu, është shkarkuar nga ky post. Përfaqësuesja e ALUIZNI-t, Shpresa Muha, bëri me dije se shkarkimi erdhi si pasojë e mungesës së integritetit moral.
Vendimi është marrë nga drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Shaban Memia, me motivacionin për mungesë të integritetit personal.

Sipas vendimit të shkarkimit të Shehut bëhet e ditur se ky i fundit ka shkelur performancën e detyrimeve ligjore duke mashtruar dhe manipuluar.

Sipas këtij vendimi, Ferdinand Shehu nuk ka deklaruar 4 vjet punë në hetuesinë e qytetit të Vlorës dhe punën si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik.

Shehu ka ardhur në këtë post edhe pas një shkarkimi që i është bërë në vitin 2010 po nga posti i drejtorit të ALUIZN-it për Tiranën. Shkarkimi në atë kohë erdhi me motivacionin për punë të dobët në procesin e legalizimeve për Tiranën.

(d.b/BalkanWeb)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.