SHENIM/ Argita Berisha duhet të merret e pandehur!

Prokuroria shqiptare duhet të marrë të pandehur Argita Berishën për konsumimin e veprës penale të ryshfetit, pas akuzës së faktuar, edhe përmes e-maileve të saj, nga biznesmeni pakistanezo- suedez, Zafar Ansar. Pas publikimit të letërkëmbimit të tij me Argita Berishën, Ansar shpjegoi se kërkesa për ryshfet “tre përqind” ishte shkaku i anulimit të projektit të tij në Shqipëri.
Kryeministri Sali Berisha, i cili ka marrë në mbrojtje të bijën e vet, ka tentuar të mashtrojë publikisht në grupin parlamentar të PD-së duke theksuar se shkaku i largimit të Ansar ka qenë mosplotësimi i kërkesave të tij për lehtësi fiskale dhe përfitim nga projekti “Shqipëria 1 euro”.
Ish- këshilltari i tij ekonomik, i pakoordinuar tashmë me Berishën, thotë se Ansar zgjodhi rrugën e gabuar duke tentuar të merret me vajzën e kryeministrit dhe jo rrugën ligjore. Kjo sipas tij do të thotë se si pjesëtar i stafit të kryeministrit ai pranon se biznesmeni po negocionte në rrugë informale me vajzën e kryeministrit për projektin.
Ish- ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, thotë arsye krejt të tjera. Ai thotë se projekti i tij nuk kishte interes ndaj dhe u largua.
Moskoordinimi i Berishës me dy ish- vartësit e tij në fushën e ekonomisë, dëshmon përpjekjet për të mbuluar skandalin me arsye të paqena.
Vetë Argita Berisha pranon korrespodencën dhe faktin që i ka kërkuar 3 përqind “fee” suksesi, dhe nxjerr të zbuluar gjithë gënjeshtrat e Berishës dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, dëshmitarë të këtij akti korruptiv.
Prokuroria shqiptare i ka të gjitha faktet dhe rrethanat për t’u vënë në lëvizje lidhur me akuzën e korrupsionit pasiv për zonjën Argita Berisha. Ajo i ka kërkuar ryshfet një biznesmeni për firmën e babait të saj në vlerën 3 milion euro dhe për pasojë ka shkaktuar largimin e këtij biznesmeni, duke dëmtuar investimet e huaja në vend dhe konsumuar veprën e kapjes së shtetit, duke shfrytëzuar postin e babait për biznes personal.
Konsumimi i kësaj vepre penale është qartazi e provuar nga vetë deklaratat e të akuzuarës dhe letërkëmbimi i pranuar mes saj dhe zotit Ansar si dhe shpjegimi i rrethanave nga vetë i dëmtuari.
TemA
Add new comment