SHBA,mbështeste terroristët pakistanezë, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

Postuar në 09 Janar, 2013 02:29

 

Një shqiptar me banim në Nju Jork është dënuar nga drejtësia amerikane me 15 vjet burg, për mbështetje të një grupi terrorist islamik. Agron Hasbajrami, 28 vjeç, është arrestuar dy vjet më parënë aeroportin e Nju Jorkut, në tentativë për tu larguar në drejtim të Pakistanit për tu bashkuar me xhihadistët.

Sipas akuzës Hasbajrami kishte komunikuar me një ekstremist nga Pakistani më 28 gusht 2011, grupi i të cilit ishte përfshirë në sulmet e ushtarëve amerikanë në Afganistan. Shqiptari i kishte dërguar ekstremistit pakistanez një shumë financiare prej 1 mijë dollarësh dhe i kishte kërkuar të bashkohej me grupin e tij.

Prindërit dhe xhaxhai i 28-vjeçarit i kanë dërguar një letër gjykatës federale, nëpërmjet së cilës kanë kërkuar pafajësi të të afërmit të tyre. Ata shkruajnë se Agroni është një njeri i shkolluar dhe kujdesej për njerëzit në nevojë dhe kurrsesi nuk mund të jetë një njeri që paraqet rrezik për shoqërinë amerikane.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.