Serbi, dhunë ndaj romëve në ditën Ndërkombëtare të romëve

Postuar në 09 Prill, 2012 04:50

12 policë dhe dy qytetarë u plagosën në përleshjet e së djelës midis policisë serbe dhe të qytetarëve në Resnik, një qytezë afër Beogradit. Përleshja ndodhi gjatë protestës së qytetarëve të këtij vendbanimi kundër vendosjes së romëve në lagjen e tyre dhe kjo pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Policia ka arrestuar 15 të dyshuar për shkaktimin e trazirave dhe plagosjen e policëve. Sipas sindikatës së policisë, policët janë sulmuar pa asnjë shkak nga banorët vendas si dhe nga tifozë të skuadrave C. Zvezda dhe Rad, të cilët kanë hedhur gurë e mjete të forta në drejtim të policëve. 

 

Albanian Screen  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.