Rusia befason në OKB: Rezolutë për Sirinë

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 05:24

Rusia paraqiti në Këshillin e Sigurimit në OKB një rezolutë që synon të zgjidhë krizën në Siri, një lëvizje që zuri në befasi shumë vende perëndimore. 

Dokumenti i zbuluar të premten dënon dhunën në Siri, si atë të ushtruar nga qeveria dhe nga opozita, por nuk parashikon sanksione.

Në reagimin e parë, Uashingtoni dhe kancelaritë perëndimore konsideruan që rezoluta nuk ishte e fortë sa duhej, por shprehën gatishmërinë për të punuar mbi bazën e asaj që paraqiti Moska.

Çështja e Sirisë është sjellë disa herë në muajt e fundit në Këshillin e Sigurimit dhe më parë janë përfshirë edhe masa tepër të forta ndëshkuese, por Rusia dhe Kina kanë bllokuar çdo përpjekje me anë të së drejtës së tyre të vetos.

Në aktin e fundit të dhunës në Siri, 27 forca të sigurisë mbetën të vrarë nga një grup dezertorësh të bashkuar me rebelët. 

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumëm se 5 mijë persona kanë humbur jetën në muajt e revoltave të nisur në mars, por për shkak të mungesës së gazetarëve të huaj në vend, është e pamundur të kuptohet shkalla e vërtetë e tragjedisë siriane.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.