Rrugët e ndarjes së mandateve

Ndërsa Kolegji Zgjedhor, mes një vendimi të shumëdiskutuar nga juristët ndau vendin në ZAZ në pamundësi të një vendimmarrjeje në KQZ, një tjeter çështje që mbetet në ngerç është ajo e ndarjes së numrit të mandateve të deputetëve sipas qarqeve.
Per mungese konsensusi çështja që kërkon shumicë të cilësuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka mbetur pezull, pasi nuk u ankimua as në Kolegjin Zgjedhor nga palët dhe afati për t’iu drejtuar gjykatës tashme ka skaduar.
Por cilat janë rrugët për zgjidhjen e çështjes qe ka dale edhe tej parashikimit ligjor?
Mundesia 1
Demokratet paten bere me dije pas skadimit te afatit te ankimimit se njera mundesi eshte ajo mbetjes ne fuqi te ndarjes se mandateve ne zgjedhjet e 2009. Por Kodi Zgjedhor parasheh si te detyrueshem ndarjen e mandateve perpara zgjedhjeve parlamentare, duke perjashtuar nga ky detyim ligjor ne nenin 76 te tij vetem rastin e zgjedhjeve te parakohshme.
Mundesia 2
Mundesia e dyte e artikuluar eshte ajo e ndarjes se mandateve nga parlamenti. Ne kushtet e ezaurimit te shansit nga KQZ, eshte legjislativi qe mund te beje ndarjen e mandateve ka qene njeri nga opsionet e hedhura ne tregun e zgjidhjeve te ketij ngerci. Por ne nje opsion te tille, rasti do te ishte analog me Kolegjin Zgjedhor qe ne kushtet e mungeses se nje vendimi te KQZ–se per ZAZ –te beri vete nje ndarje te tille. Ne kete rast Parlamenti do te kryente te njejten shkelje ligjore që bëri Kolegjit, pasi parlamenti mund te miratoje vetem aktin qe KQZ miraton.
“KQZ-ja kryen llogaritjen për caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në nenin 75 të këtij Kodi dhe ia dërgon menjëherë Kuvendit. Kuvendi, me procedurë të përshpejtuar, miraton me vendim ndarjen e mandateve”, thote pika dy e nenit 76 e Kodit Zgjedhor.
Mundesia 3
Duke iu referuar te njejtit nen, Partia Socialiste mbeshtetet qendrimin se nuk ka skaduar afati i ndarjes se mandateve nga KQZ. I kontaktuar nga Top Channel, perfaqesuesi i kesaj force politike ne institucionin me te larte zgjedhor, Genc Gjoçaj tha se eshte KQZ, i vetmi institucion qe ka te drejten e ndarjes se mandateve.
“Në cdo rast numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore miratohet jo më vonë se 6 muaj përpara fundit të mandatit të Kuvendit. Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore nuk rishikohet në rast të zgjedhjeve të parakohshme”, thotë pika tre e nenit 76 te Kodit.
Duke referuar kesaj pike, te nenit 76 te Kodit Zgjedhor dhe duke llogaritur se fundi i mandatit te ketij Kuvendi eshte shtatori, PS permes Gjocaj deklaroi se KQZ-ja ka te drejte dhe afat ligjor ta rimarre çeshtjen per shqyrtim deri ne daten 7 mars, si afati fundor qe Kodi percakton. "Drejtoria e Gjendjes Civile te jape sqarime per rritjen e popullsise ne kater komuna te Kukesit, shumëfish mbi mesataren e rritjes se vendit, dhe KQZ te beje ndarjen e deputeteve per cdo qark", deklaroi per Top Channel perfaqesuesi i PS-së.
Mes ketyre mundesive qe dy partite e medha shohin si zgjidhje, mbetet qartesimi i LSI-së. Kjo parti ne KQZ nuk e mbeshteti kerkesen e PS-së per informacionin qe kerkoi per shtimin e popullise ne Kukes, por votoi pro PS ne Parlament ne kerkesen per Komision Hetimor për këtë çështje. Qartësimi i LSI-së gjithësesi nuk pengon bërjen e shumicës parlamentare dhe as nuk e mundëson arritjen e saj as në KQZ, por do te rriste vetem presionin per zgjidhje brenda mazhorances nese kjo force politike mbeshtet projektin per heqjen e nje mandati ne Berat, por ne pakesimin e tij ne Kukes.
TCH
Add new comment