Rreziku nga Halloween, Kisha: Promovon paganizmin

Postuar në 30 Tetor, 2012 12:48

Kisha katolike në Poloni paralajmëroi njerëzit për Halloween, se tradita e festimeve me maska e argëtime, po promovon paganizmin te të rinjtë dhe rrezikon jetën e tyre shpirtërore. Deklarata e publikuar në faqen e internetit të Kishës, do të lexohet në meshën e së dielës në të gjithë vendin dhe në të thuhet se festimi i Halloweenit bie në kundërshtim me mësimet dhe kristianizmin. 

Vetë polakët e njohin ditën e të gjithë Shenjtorëve më 1 nëntor, gjatë së cilës njerëzit udhëtojnë drejt familjeve të tyre dhe vendosin kurora e qirinj në varret e të afërmëve. Por, tashmë ceremonialet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, me gdhendjen e kungujve, e maskat e frikshme shumëllojëshe janë bërë shumë popullore. Sipas arkipeshkvit Andrej Dziega, Halloween qëndron simbol i kulturës së vdekjes. 

Ai shkruan se argëtimi i papërgjegjshëm dhe antikristian u paraqet të rinjve një botë të errësirës, ku përfshihen djajtë, vampirët e demonët. Ndërsa në New York e qytete të tjera amerikane, situata ka nisur të duket si Halloween përpara ditës së caktuar. 

Paralajmërimi i përmbytjeve ka detyruar njerëzit të nxitojnë për të siguruar kostumet e festës që më herët. Sipas pronarëve të dyqaneve, një suprizë e këtij viti është shitja masive e maskës së Bane, personazhi i keq i filmave Batman, të cilën e vishte personi i armatosur që qëlloi në premierën e filmit në një kinema në Colorado duke vrarë 12 njerëz. Njujorkezët gjithsesi, shpresojnë që pasojat e uraganit të mos dëmtojnë festimet e Halloëeenit.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.