Rikthehet euro, shkak rënia e remitancave

Monedha europiane, euro, rikthehet në vlerat e saj të larta, duke fituar pikë pikë kundrejt monedhës vendase, lekut. Java që u mbyll ndikoi në rritjen e vlerës së euros në tregun vendas.
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro, u këmbye në fundjavë me 140 lekë. Kambistët shprehen se rritja e vlerës së euros ka ardhur si rrjedhojë e mungesës së saj në treg. Rënia e e dërgesave nga emigrantët është një ndër fatkorët kryesorë, që ka sjellë mungesë të mondehës europiane në tregun tonë. Ata që po ndjejnë më tepër efektet e larta të euros në këto nivele janë bankat, bizneset dhe konsumatorët.
Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare e ardhmja e euros është ende e paqartë, vlera e saj mbetet e ulët.
Por në vendin tonë, mungesa e valutës në treg, ka rritur kërkesën e biznesit për euro, për të bërë blerjet e e tyre të plainifikuara.
Rritja e vlerës së eruos pritet të ndikojë edhe tek importet, çka përkthet në rritje të çmimeve për konsumatorët vendas. Ndikimi do të ndiehet edhe në banka, për të gjithë ata qyetarë që kanë marrë kredi në euro, ata do të paguajnë më shumë për këstin mujor.
Albanian Screen
Add new comment