Rikthehen grafitet raciste në Shkup: “Vdekje shqiptarëve”

"Vdekje për shqiptarët”, është grafiti i ri antishqiptar që mbulon një sipërfaqe të madhe në periferi në Shkupit.
Agjencia e lajmeve INA informon se grafitet e tilla janë vënë re edhe në lagjen Draçevë të Shkupit, në rrugën kryesore që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë të zonës së Karshiakës, por edhe në lagje të tjere. Në mbishkrim shkruhet në maqedonisht: Vdekje shqiptarëve, ndërkohë që vërehen edhe kryqe, të cilat simbolizojnë fenë e krishterë.
Autoritetet e Ministrisë së Punësve të Brendshme të Maqedonisë nënvizojnë se do të regjistrojnë rastin në terren dhe do të ndërmarrin masat për evitimin e rasteve të tilla provokuese dhe urrejtëse.
Lagjia Draçevë në dalje të Shkupit është kryesisht e dominuar me popullsi maqedonase. Pas incidenteve të fundit në Maqedoni janë shtuar edhe grafitet raciste dhe antishqiptare në Shkup, Ohër, Manastir dhe qytete tjera.
Ballkanweb.com
Add new comment