Reforma zgjedhore, Berisha: Të gjitha hapësirat opozitës
Qeveria do të krijojë të gjitha hapësirat e nevojshme opozitës në kuadër të 52 rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe brenda kuadrit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, për një reformë zgjedhore tërësisht transparente dhe konsensuale.
Deklarata u bë nga kryeministri Berisha gjatë takimit me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE të kryesuar nga Roberto Bateli, përfaqësuesi i posacëm i asamblesë për Evropën Juglindore.
Në takimin e pasqyruar në faqen zyrtare të kryeministrisë theksohet rëndësia e adresimit të 52 rekomandimeve të OSBE-ODIHR për një eficencë edhe më të lartë të sistemit ligjor dhe institucional zgjedhor në Shqipëri, i cili tashmë është provuar përmes dy proceseve zgjedhore të njëpasnjëshme si një kuadër shumë i mirë i standardeve më të larta demokratike.
Asambleja Parlamentare e OSBE-së vlerëson se “gjatë viteve të fundit Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm për sa i përket procedurave zgjedhore, sistemit zgjedhor, i cili tashmë është shumë afër sistemeve transparente, u shpreh Bateli.
Sipas tij vendi shënoi sukses me pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit si dhe sistemin elektronik të regjistrit të gjendjes civile, i cili heq cdo lloj dyshimi mbi identitetin e shtetasve gjë që e bën procesin zgjedhor jashtëzakonisht eficent. Delegacioni i OSBE-së zhvilloi sot edhe një takim me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Add new comment