Reforma, Meta: Gjithpërfshirëse e transparente

Postuar në 10 Nëntor, 2011 11:25

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta kërkoi sot që të nisë puna sa më shpejt për reformën zgjedhore, e cila sipas tij duhet të mbështetet në dy shtylla kryesore, gjithëpërfshirjen dhe transparencën.

“Dua t’i bashkohem thirrjes së ambasadorit të prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, lidhur me fillimin e menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, e cila pritet me mjaft interes edhe nga Bashkimi Evropian. Është koha për të lënë mënjanë retorikën. Për të kthyer fjalët në vepra konkrete, përmes një reformë transparente dhe gjithëpërfshirëse.”- tha Meta.

Duke vazhduar më tej, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, theksoi se për LSI-në, reforma zgjedhore nuk ka qenë ndonjëherë çështje oreksesh, personale apo partiake.

Për ne tha ai, është një nga çështjet më të rëndësishme, sepse lidhet me cilësinë e funksionimit të demokracisë, legjitimitetin e tyre dhe me respektin ndaj votës së qytetarit të Republikës së Shqipërisë.

Komentet, Meta i beri gjate mbledhjes se Kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.