PD: Më 20 shkurt, marshim protestë kundër diktaturës

Postuar në 10 Shkurt, 2014 07:59

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat deklaroi se më 20 shkurt do të ketë protestë kundër varfërisë. Ai kujtoi se 20 shkurti përkon me 23 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, duke shtuar se kjo nuk do të jetë vetëm një ditë përkujtimore por edhe marshim kundër varfërisë. Në vijim kryedemokrati ftoi në këtë marshim-protestë, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet e Ramës, ata që janë hequr nga puna, pensionistët, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj. Ndër të tjera Basha tha se varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe për këtë mjafton të shikohen shifrat e institucioneve zyrtare, në të cilat tregohet se kriza ekonomike është thelluar pas ardhjes së qeverisë së re. 

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Shpresoj te te varin tek palmat e kryeministrise</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.