Patriotët e Rinj: Greqia po provokon. Ja kërkesat tona

Klubi i Patriotëve të Rinj reagon ndaj deklaratave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Në njoftimin për media të patriotëve të rinj theksohet se mesazhi i palës greke për rrugë të reja bashkëpunimi mes dy vendeve u hodh poshtë nga grupet neonaziste greke që provokuan në territorin e Shqipërisë.
“Festat kombëtare të çdo kombi festohen brenda territoreve të kombit përkatës dhe jo në territore të një kombi tjetër, siç guxon të bëjë edhe zyrtarisht shteti grek. Çështjet fantazmë si "vorio-epiri" do të gjejnë gjithnjë reagimin tonë, shumë herë më të ashpër, sesa i tanishmi. Respekti i dyanshëm për në mënyrë provokuese flet ministria greke nuk do të thotë heshtje shqiptare ndaj provokimeve neonaziste greke, por do të thotë ndalim i çfarëdolloj provokimi brenda territorit të Shqipërisë dhe respektim të të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë”,- thuhet në deklaratën e Klubit të Patriotëve të Rinj.
Klubi i Patriotëve të rinj paralajëmron se kushdo që tenton të ulë dinjitetin e shqiptarëve do përballet me reagimin e tyre, “pa ekuivok dhe më ashpër sesa disa vezë të drejtuara ndaj dule-protezheve të Athinës në Shqipëri”.
KËRKESAT E KLUBIT TË PATRIOTËVE
1. Neonazistët grek, që qëndronin pardje krah më krah me përfaqësuesit e shtetit grek, të mos lejohen në asnjëlloj rrethane brenda territorit shqiptar.
2. Të ndërtohen varrezat e shqiptarëve të pafajshëm të vrarë nga genocidi grek në Çamëri, ashtu sikurse janë ndërtuar varrezat e ushtarëve të ushtrive pushtuese greke në Bularat.
3. Të marrë fund tallja që bëhet me eshtrat e fshatarëve të ndjerë shqiptarë të Kosinës, të cilat ndodhen në kuti në Manastirin shqiptar të Shën Nikollës në Këlcyrë, si ushtarë grekë
4. Të ndalohen aktivitetet nacionaliste, të sponsorizuara nga shteti grek në territorin e Shqipërisë. Kushdo që dëshiron të kryej homazh për paraardhësin e tij nuk mund ta bëjë këtë me sponsorizim politik.
5. Shteti grek, nëpërmjet protezheve të tij në territorin e Shqipërisë, të mos tentojë të fyejë rininë shqiptare. Asnjë lloj duleje nuk guxon të fyejë të ardhmen e këtij vendi, shpresën e Shqipërisë Evropiane.
6. Të lejojë shqiptarët e Çamërisë të shkojnë dhe të luten për paraardhësit e tyre të ndjerë nga Preveza në Filat.
7. Të kërkojë ndjesë për genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe vrasjet e kryera nga ushtria greke në Luftën e Dytë Botërore si në Çamëri, ashtu edhe në Shqipërinë e Jugut, si baza e vetme e respektit të dyanshëm, që nuk mund të ekzistojë pa zgjidhjen e çështjes çame.
Albanian Screen
Comments
hiqeni fjalen latine ''klub''
<p>hiqeni fjalen latine ''klub'' dhe ate greke ''patriot''nga emertimi i levizjes tuaj.</p><p>qe te beheni te besueshem.</p>
Add new comment