Patatet nga Kosova, fermerët e Kukësit falimentojnë

9 mijë ton patate të Kukësit rrezikojnë të flaken. Mungesa e tregut ka bërë të pamundur shitjen e të vetmes kulturë bujqësore të fermerëve të zonës. Fermeret e Shishtavecit kanë vendosur ti kërkojnë qeverisë subvencionimin e shpenzimeve që kanë bërë për kultivimin e patates, pasi sipas tyre, nëse nuk do të lejohej futja e kësaj kulture nga Kosova ata nuk do të falimentonin. Kreu i Komunës Shishtavec, thotë se patatja është i vetmi burim të ardhurash në këtë zonë.
"Gjendja e fermerëve është majft e vështirë, për arsye se të gjithë bazën e jetës ekonomike e kanë te patatja. Do i kërkoj qeverisë që të bashkëpunojë dhe me subvencion këtyre fermerëve pse jo. Do i bëjmë presion qeverisë që ne të ndihmohemi sadopak qoftë dhe me ndihmën në inpute buqjësore, ose duke subvencionuar një çmim sado të vogël. Kostoja e shpenzimit të rimbursohet veç", tha Dylejman Nela, kryetar i komunës Shishtavec.
Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar fermerët e komunës Shishtavec mbollën më shumë se 12 mijë ton patate prej të cilave u shitën vetëm 3 mijë ton ndërsa pjesa tjetër u gropos. Kjo mënyrë është më e mira për ruajtjen e patates, por rreshjet e mëdha të dëborës së këtij dimri kanë shtuar shumë nivelin e lagështirës e cila rrezikon të kalbë prodhimin në shumë pak javë.
Albanian Screen
Add new comment