Për vrasjen e Aleks Nikës dyshohet Ndrea Prendi

Ish- kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dyshohet se ka vrarë edhe Aleks Nikën.
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ai ka qëlluar 11 fishekë në ditën e demonstratës së 21 janarit dhe një nga predhat e qitura nga pistoleta e punës ka prekur trupin e Faik Myrtajt.
E megjithatë edhe për vrasjen e Aleks Nikës, nisur nga një verifikim i kërkesës zyrtare për gjykim të Prokurorisë, sipas gazetës Shqip rezulton se dyshohet se Ndrea Prendi, megjithëse nga hetimet e mëparshme nuk u gjetën prova për fajësinë e tij.
“Rreth orës 16:00-16:10, rezulton se nga ana e të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, është qëlluar në mënyrë të njëkohshme në drejtim të protestuesve, veprim ky i cili është pasuar edhe nga qitje të tjera. Si pasojë e këtyre qitjeve kanë humbur jetën shtetasit: Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj si dhe kishin pësuar dëmtime të shkaktuara me armë zjarri 7 shtetas,” thuhet ndër të tjera në kërkesën e Prokurorisë.
Ndrea Prendi kishte thënë më parë se: “nuk kam qëlluar fare me armë zjarri, si dhe nuk u është dhënë urdhër as komandantëve të njësive mbështetëse, apo njësisë speciale për të qëlluar me armë në drejtim të protestuesve”.
Mirëpo këto pretendime hidhen poshtë nga aktet e ekspertimeve tekniko-balistike.
TEMA
Add new comment