Numërimi elektronik, KQZ shpall fituese spanjollen ‘INDRA’ për projektin pilot Tiranë-Fier

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) në KQZ ka shpallur ditën e sotme firmën fituese që do të realizojë projektin pilot të numërimit elektronik të votave në Tiranë dhe Fier.
Kompania spanjolle INDRA është përzgjedhur në tenderin e realizuar me këtë rast, ku merrnin pjesë edhe tri kompani të tjera: përkatësisht “’Data Service Limited’, kompani angleze, e cila ka një eksperiencë në mbajtjen e zgjedhjeve në Britani e Norvegji, kompania amerikane ‘Electronic System and Software’ si dhe kompania tjetër spanjolle ‘SCITL’”, – thuhet në deklaratën e KQZ.
Numërimi elektronik i votave ka qenë një ndër kriteret e rëndësishme të kërkuara nga ndërkombëtarët, por edhe opozita për zgjedhjet në vendin tonë, por në mungesë të eksperiencës dhe kohës së mjaftueshme, u vendos të realizohej një projekt pilot ku do të përfshihen vetëm Qarku i Tiranës dhe ai i Fierit.
SHQIP
Add new comment