'Nuk jemi si Spanja', Sarkozy: Reformat e mia na e kursyen atë fat

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy i cili po bën fushatë për t'u rizgjedhur në postin e kreut të shtetit, ka thënë se reformat që ai ndërmori bënë që Franca të mos kishte të njëjtin fat si Spanja, ku papunësia po lulëzon e recesioni sa vjen e bëhet më i thellë.
Në një intervistë për radion France Info, Sarkozi tha se reforma e tij të polemizuara të sistemit të pensioneve dy vjet më parë dhe një ligj që ndalonte zëvendësimin e më shumë se 50 për qind të të punësuarve publikë në prag pensioni, kishte ndihmuar Francën të kontrollonte defiçitin e saj buxhetor.
"Në Spanjë atyre u është dashur të shkurtojnë pensionet. Kanë ulur pagat e sektorit publik dhe ky është një realitet. Në atë vend, papunësia është rritur me 225 për qind, ndërsa në Francë me 17 për qind. A mendoni se ekziston të paktën një person që po dëgjon radion tuaj, që mendon se pa reformat që u bënë do të ishim në të njëjtën situatë që janë të tjerët",-tha ai.
Kandidati socialist, Francois Hollande, që sipas sondazheve do të fitojë raundin e dytë të zgjedhjeve më 8 maj.
Albanian Screen
Add new comment