Muzika shqiptare, shfaqje e Teatrit të Operas dhe Baletit në Zvicër

Për herë të parë në pallatin "Arena Zhenev", një nga sallat më të mëdha të Gjenevës, do të ngjiten në skenë mbi 150 artistë shqiptar. Më 4 nëntor publikut zviceran, por edhe shumë shqiptarëve që jetojnë aty, do t'u dhurohet një mbrëmje gala, ku do të interpretohen pjesët më përfaqësuese të artit të muzikës shqiptare. Orkestra e Teatrit të Operas e udhëhequr ngë mjeshtri Zhani Ciko, do të luaj muzikë shqiptare duke nisur nga veprat e më të vjetra e deri në ditët e sotme.
Artistët shqiptar do të luajnë edhe pjesë dedikuar Shqipërisë nga kompozitor të huaj, ndërsa mbrëmja do të vazhdojë me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe valleve si dhe artistë të tjerë nga Shqipëria e Kosova. Aktiviteti bëhet në kuadër të shafqjeve që Teatri i Operas do të jap jashë kufijve kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë.
Albanian Screen
Add new comment