Mungojnë palët, shtyhet seanca e parë për ish-gjyqtarin Neritan Tabaku

Postuar në 25 Janar, 2013 14:18

 

Shtyhet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-gjyqtarit të Durrësit Neritan Tabaku. Shkak është bërë mungesa e të gjitha palëve: prokurorisë, gjyqtarit dhe palës mbrojtëse.

Relatori i çështjes Bujar Krasniqi nuk ka qenë i pranishëm në gjykatë për të çelur procesin, pasi gjatë gjithë javës është gjyqtar i gatshëm për shqyrtimin e masave të sigurisë ndaj personave te arrestuar nga policia. Avokati mbrojtës ka depozituar një kërkesë për shtyrje të seancës, për motive që nuk dihen. Ndërkohë që prokurori i çështjes sapo ka mësuar për mos çeljen e procesit për shkak të mungesës së palëve është larguar nga gjykata.

Seanca e radhës u caktua në datën shtatë shkurt. Neritan Tabaku akuzohet nga njësia Taks-Forcë për “shpërdorim detyre”. Sipas akuzës Tabaku nuk ka zbardhur në kohë dy vendime, atë Jordan Findiku dhe Ilir Xhakjes. Ky i fundit ekzekutoi kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahiraj.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.