Moldavët, banorët më të varfër në Evropë

Postuar në 01 Nëntor, 2012 03:55

Agjencia gjermane për hulumtime “GfK Geo Marketing” ka publikuar rezultatet e analizës mbi të ardhurat dhe kursimet e vendeve të Evropës, pasi të shlyejnë detyrimet tatimore. 

Banorët e Lihtenshtajnit janë më të pasurit në Evropë me 56.978 euro të ardhura në vit, ndërsa banorët e Moldavisë, janë më të varfrit, shkruan “EU Observer”. 

Në vendin e dytë janë norvegjezët me 32.037 euro, e më pas renditen: zviceranët me 31.666 euro, banorët e Luksemburgut me 28.924 euro, danezët me 22.040 euro. Në top listën e më të pasurve janë edhe Austria, Suedia, Gjermania, Franca dhe Belgjika. 

Në fund të listës janë: Kosova, Bjellorusia dhe Moldavia me më pak se 2.000 euro në vit. 

Në këtë hulumtim theksohet se banorët e Evropës me të ardhura më të larta, respektivisht me fuqi më të lartë blerëse, megjithatë, pjesën më të madhe të ardhurave të tyre e harxhojnë në banesat e shtrenjta dhe në përgjithësi shpenzime të larta të jetës së shtrenjtuar. Por gjithsesi atyre u mbeten para edhe për harxhime tjera, për dallim nga ata banorë ku fuqia blerëse është më e ulët. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.