MF: Pagesat po vijojnë sipas grafikut normal

Ministria e Financave sqaroi se sot kanë vijuar pagesat sipas grafikut normal te te gjitha institucioneve buxhetore, dhe se çdo vonesë e mëtejshme metejshme ka te bejë vetëm me procedurën që kryejnë vetë institucionet buxhetore për disbursimin e pagesave.
Përkundër zhurmës së ngritur nga opozita për pagesat e pagave të punonjësve të administrates shteterore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, ministri ka nxjerre Udhëzimin nr.1, date 03.01.2013, ku ka bere çeljen e plotë të fondeve për të gjitha institucionet.
Administrata shtetërore nuk e ka marrë ende pagën e dhjetorit, edhe pse u bë dita e 9-të e janarit. Zyrtarisht është problemi i listë- pagesave ai që po zvarrit rrogat e mbi 89 mijë të punësuarve në shtet.
Panorama shkruan sot, se është dashur një presion mediatik dhe individual i të punësuarve në shtet ai që ka nxituar ditën e fundit shumicën e ministrive të dërgojnë listën e të punësuarve bashkë me ditët e punës së secilit në muajin dhjetor.
PANORAMA
Add new comment