Masa reciproke, policia kthen sportistët grekë

Postuar në 30 Nëntor, 2013 12:48

Kakavijë - Policia kufitare shqiptare ktheu sot mbrapsht një autobus me sportistë minoren grekë në pikën kufitare të Kakavijës.

Ngjarja ndodhi sot në mbrëmje rreth orës 18:00, teksa autobusi me 24 sportistë të arteve marciale po tentonte të hynte në tokën shqiptare.

Sipas policisë kufitare, shkak i kthimit të tyre kanë qenë parregullsitë në dokumentacionet përkatëse të minorenëve. Sipas burimeve, mësohet se sportistët nuk kishin dokumente identifikimi dhe as autorizimin nga prindërit për të kaluar kufirin, duke qenë se janë nën moshë.

Sportistët grekë do të merrnin pjesë në aktivitetin që pritet të mbahet nesër në Durrës, me rastin e festave të 28-29 Nëntorit.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.