Llalla rikthen në detyrë prokurorët e shkarkuar nga Ina Rama

Gjashtë prokurorë, të shkarkuar tre vite më parë nga ish- kryeprokurorja Ina Rama, janë rikthyer në detyrë nga Adriatik Llalla.
Mësohet se urdhri është firmosur nga Llalla pasi gjashtë prokurorët kanë fituar betejën ligjore në Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe në atë Kushtetuese.
Bardhyl Shehu, Rita Gjati, Tom Dedaj, Bajram Brecani, Drini Pali dhe Ilia Bano.
Prokurorët i ishin drejtuar me një letër Kuvendit dhe Presidentit, duke u ankuar se Ina Rama nuk po zbatonte vendimet e gjykatës. Madje ata kishin vendosur të padisin edhe vetë Ina Ramën, pak ditë përpara se ajo të largohej nga detyra.
TEMA
Add new comment