Landi i Bavarisë: Ndaloni “Mein Kampf

Postuar në 05 Prill, 2012 11:14

-Landi i Bavarisë me anë të një përgjigje dërguar ekskluzivisht “Gazetës Shqiptare” në lidhje me botimin e librit “Lufta ime” të Adolf Hitler, shprehet kundra publikimit të këtij libri në Shqipëri dhe se janë vënë menjëherë në lëvizje për të kryer një hetim në lidhje me këtë incident. “Leja e Botimit për të gjithë veprën nuk jepet as brenda dhe as jashtë vendit. Kjo vlen edhe për rastin e një botimi të ri me komente. Ndaj shkeljeve të së Drejtës së Autorit dhe të Drejtës së Botimit, Landi i Bavarisë ushtron ndjekjen ligjore me të gjitha mjetet juridike që janë në dispozicion. Në këtë mënyrë pengohet shpërndarja sërish e propagandës nacional-socialiste dhe jepet një sinjal i qartë kundra përmbajtjes së saj”, – thuhet në përgjigjen e Landit të Bavarisë. Kujtojmë se botimi i librit “Lufta ime” në shqip, ngjalli një debat të madh publik mes zërave pro dhe kundër publikimit të tij. 
Letra e plotë 
Landi i Bavarisë është posedues i të Drejtës së Autorit dhe i të Drejtës së Botimit të librit “Lufta ime” e Adolf Hitlerit. Të dyja këto të drejta, mbas përfundimit të Luftës iu dhanë (i kaluan) Landit të Bavarisë, sipas të drejtës së Forcave Aleate pushtuese në kuadrin e largimit të nazizmit. E drejta e Autorit i kaloi Landit të Bavarisë me rastin e konfiskimit të pasurisë (pronës) së Hitler-it dhe e drejta e Botimit i kaloi gjithashtu Landit të Bavarisë me rastin konfiskimit të pasurisë së Shtëpisë Botuese “Eher” (Shtëpia Qendrore Botuese e atëhershme e NSDAP). 
Me kalimin e këtyre të drejtave, Landit të Bavarisë iu ngarkua edhe përgjegjësia për të ndaluar shpërndarjen sërish të propagandës nacional-socialiste, nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së autorit. Me administrimin e të drejtave, Landi i Bavarisë ka tashmë prej dhjetëvjeçarësh një qëndrim të rreptë. 
Leja e Botimit për të gjithë veprën nuk jepet as brenda dhe as jashtë vendit. Kjo vlen edhe për rastin e një botimi të ri me komente. Ndaj shkeljeve të së Drejtës së Autorit dhe të Drejtës së Botimit, Landi i Bavarisë ushtron ndjekjen ligjore me të gjitha mjetet juridike që janë në dispozicion. Në këtë mënyrë pengohet shpërndarja sërish e propagandës nacional-socialiste dhe jepet një sinjal i qartë kundra përmbajtjes së saj. 
Ministria e Financave të Landit të Bavarisë e ka vënë në dijeni Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë për këtë çështje dhe i është lutur Ambasadës Gjermane në Shqipëri për të kryer hetime. Përveç kësaj, Landi i Bavarisë do të kërkojë nga Shtëpia Botuese “Belina H” një deklaratë me shkrim që ajo të mos vazhdojë më tej me botimin dhe shpërndarjen e librit.

 

Thimi Samarxhiu

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.