Kurbin, arrestohet 31 vjeçari në kërkim, kishte ngacmuar 12 vjeçaren

Postuar në 14 Nëntor, 2014 11:51

KURBIN - Policia e Kurbinit ka arrestuar 31 vjeçarin e shpallur në kërkim, me akuzën për përndjekje personi , pasi ka ngacmuar një minorene. Në prangat e policisë ka rënë Gjovalin Kokaj 31 vjeç.

Sipas policisë, Kokaj është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar 12 vjeçaren me inicialet E.V. Kjo e fundit ka bërë denoncimin e saj në polici, ndërsa menjëherë strukturat e policisë kanë shpallur në kërkim 31 vjeçarin.

Ai është arrestuar ditën e sotme, dhe ku duhet të përballet me akuzën e përndjekjes së personit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.