Kukës, të rinjtë braktisin arsimin profesional, mungojnë pajisjet
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Në qarkun e Kukësit, po bie interesimi i të rinjve për të vazhduar arsimin e mesëm profesional i cili është shtrirë vetëm në qytetin e Kukësit, pranë gjimnazit “Havzi Nela”.
Shkak për këtë është bërë mungesa e infrastrukturës për praktikën. Kështu nxënësit i duhet që dy vite t’i kryejnë në Kukës, ndërsa dy të tjerat t’i përfundojnë në Rubik apo Shkodër. Sipas nxënësve ky sistem i shkollimit është një kosto e madhe për buxhetin e familjeve të tyre.
Të të njëjtit mendim janë edhe vetë mësuesit që japin lëndët profesionale. Në arsimin profesional ka më shumë të regjistruar nga komunat sesa nga bashkitë dhe aktualisht mësimin e vijojnë 52 nxënës,të degës përpunim druri. Vite më parë, në gjimnazin "Havzi Nela", ka pasur edhe degë të tjera si hidraulik, elektricist me një numër shumë më të lartë nxënësish.
Add new comment