Kukës, 25 mijë banorë pa ujë të pijshëm

Postuar në 04 Mars, 2012 04:58

Më shumë se 25 mijë banorë të  qytetit të Kukësit  po vuajnë mungesën e ujit edhe në dimër. Ndonëse reshjet e dëborës shiheshin si shpresa për shtimin e sasisë së prurjeve në tre ujësjellësit që furnizojnë me ujë qytetin dhe 14 komunat rreth tij, ende konsumatorët po furnizohen jo më shumë se 2 orë në 24 me ujë të pijshëm. Por ka edhe nga ata konsumatorë që nuk furnizohen fare. Në këtë situatë janë banorët e një lagjeje periferike të qytetit,e njohur si "Lagjia e Re" të cilët nuk furnizohen me ujë. Ata shprehen se janë ankuar pranë ndërmarjes së ujësjellës kanalizimeve por deri tani askush nuk ua ka zgjidhur problemin e tyre. Për këtë ata janë detyruar që të hapin puse ndonëse uji që del prej tyre nuk është i konsumueshëm.

Qyteti i Kukësit dhe 14 fshatra rreth tij, që në total kanë më shumë se 37 mijë banorë, furnizohen me ujë të pishëm nga tre burime me vetërrjedhje. Ndonëse nisi të ndërtohej një ujësjellës i ri,nga fondet e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve me një vlerë prej 3.5 milion euro, për ndërtimin e tij puna është ndërprerë prej kohësh. Dy ujësjellësit aktualë të Kukësit u ndërtuan në dy dekadat e fundit, njëri 15 dhe tjetri 11 vite më parë. Ai i Kolesjanit, 13 km i gjatë, u ndërtua me donacione të qeverisë gjermane, duke e marrë ujin nga dy vendburime dhe ka një kapacitet, në kohë normale, deri 120 litra në sekondë. Ai u bë për të furnizuar me ujë të pijshëm 24 orë në ditë qytetin e Kukësit, me 20 mijë banorë si dhe dhjetë fshatra. Ndërsa ujësjellësi tjetër, ai i Lojmes, me një gjatësi 12 km ka një kapacitet prej 30 deri në 40 litra ujë në sekondë.

 

Flutura Tota

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.