Krim makabër brenda familjes, djali ther babanë pas një sherri

VLORË- Një krim makabër brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Sipas Policisë së Vlorës, Shkëlqim Baraj, 43 -vjeç, është gjetur i therur në banesën e tij në lagjen “Rilindja”, pasi është goditur 10 herë me thika në trup. Sipas policisë shkak për këtë krim makabër dyshohet të jetë djali 21-vjeçar i viktimës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në banesën e familjes Baraj, ku pas një sherri 21-vjecari dyshohet të ketë therur për vdekje të atin.
Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në banesën e familjes Baraj, ku pas një sherri 21-vjecari dyshohet të ketë therur për vdekje të atin. Sipas informacioneve familja fillimisht ka tentuar të fshehë krimin, duke thënë se 43-vjeçari kishte kryer vetëvrasje, por nga ekspertiza e trupit rezultoi se ai është vrarë. Pas ekspertizës së mjekëve familjarët kanë dhënë tjetër dëshmi, duke pranuar se në fakt viktima është masakruar. Aktualisht trupi i pajetë ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës, ku ndodhet edhe 21-vjeçari i plagosur nën mbikëqyrje të policisë. Më pas pritet arrestimi i tij.
Gazeta Shekulli
Add new comment