Korcë, vodhi 2.9 milionë euro, drejtori i bankës në gjyq me 5 vartës.

Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-drejtorit të “Raiffeisen Bank”, filiali në Bilisht, Korçë, shtetasin Blendi Topalli, i akuzuar për “vjedhje bankash me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Nga veprimet e tij të kundërligjshme, ka arritur të tërheqë dhe përdorë rreth 2.900.000 euro (dy milion e nëntëqind mijë euro) nga llogaritë bankare të mbi 50 personave, klientë të bankës. Gjithashtu, prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim kërkesën edhe ndaj bashkëpunëtorëve të tij.
Sipas prokurorisë, më konkretisht, shtetasin Ervin Xhaçi, i akuzuar për “vjedhje bankash” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”; si edhe, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” shtetasit: Fioralba Andrea, JulianKosho, Kimet Hoxha dhe Loren Ballço (këta të fundit punonjës të të njëjtës bankë të nivelit të dytë).
Nga hetimi i prokurorisë Korçë është provuar se ish-drejtori Topalli, në bashkëpunim me shtetasin Xhaçi kanë transferuar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë e personave të ndryshëm në emër të personave të ndryshëm, që më pas ua merrnin.
Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se pjesa më e madhe e shumave të vjedhura nga llogaritë e klientëve janë përdorur për vendosjen e basteve sportive, ndërsa një pjesë është përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme. Ndërsa katër punonjësit e tjerë të bankës, të akuzuar për “shpërdorim detyre” kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë kryer veprimet burokratike, të cilat i kanë shërbyer qëllimit të vjedhjes nga ana e drejtorit të filialit.
Gjithsesi, prokuroria thekson se nuk provohet që këta punonjës kanë pasur dijeni për qëllimet e drejtorit të tyre, por kanë vepruar në mirëbesim, pavarësisht së në kushtet e shpërdorimit të detyrës.
Të akuzuarit
1.Blendi Topalli, I datëlindjes 05.04.1978, me profesion economist, me detyrë Drejtori I degës së bankes Bilisht, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”,
2.Ervin Xhaçi, I datëlindjes 22.10.1981, me profesion economist, biznesmen, I hetuar me masë sigurimi “Arrestnë burg”,
Të Akuzuar : Për kryerjen e veprave penale të “Vjedhje e bankave dhe arkave te kursimit” (në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda) dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale”, (me pasoja të rënda) të parashikuar nga nenet 136/2 dhe 287/3 të K.Penal.
3. Fioralba Andrea, e datëlindjes 05.02.1984, ekonomiste, ish arkëtare, në bankë, dega Korçë, e hetuar me masë sigurimi “Garanci pasurore”, të parashikuar nga neni 236 I K.Pr.Penale.
4.Julian Kosho, i datëlindjes 31.01.1974, ish përgjegjës në bankën “Xxxxxxx, dega Bilisht, I hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 I K.Pr.Penale
5.Kimet Hoxha, i datëlindjes 14.10.1957, ish arkëtar, në bankën “Xxxxxxx”, dega Bilisht, agjensia kapshticë, I hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 I K.Pr.Penale
6.Loren Ballço, I datëlindjes 06.03.1987, ish Bankier Personal, në “Xxxxxxx, dega Bilisht, I hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 I K.Pr.Penale,
Të akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Add new comment